Live

AKR-ja “Shpresa vdes e fundit”

16:59 / 16 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit kanë qenë dëshpëruese për koalicionin Nisma-AKR. Ky koalicion mori vetëm 4.96 për qind të votave.

Pasi ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, të dy partitë po shpresojnë se rinumrimi i mbi 314 vendvotimeve dhe numrimi i votave nga diaspora do t’ua mundësojë ulëset në Kuvend.

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë për lajmi.net se nuk kanë asgjë zyrtare nëse koalcioni ka arritur t’i sigurojë votat.

“Nuk kemi ende asgjë zyrtare, shpresojmë që në rinumrim të gjinden votat pasi është bërë gabim në formular dhe gjëra tjera. 20 vota na kanë dal në një rast ku ka pasur gabime, shpresojmë që të gjinden votat e mjatueshme këtu për ta kaluar pragun”, ka thënë Makolli.

Tutje, ai ka theksuar se vota mund të kenë edhe nga diaspora dhe ato me kusht të cilat ende nuk janë numëruar .

“Shpresojmë që nga jashtë të kemi shumë vota. Shpresa vdes e fundit, por është shpresë bukur reale, nuk po flasë në euforinë që flasin tjerët por duke e analizuar realitetin”, ka deklaruar Makolli.

Ai ka shtuar se nëse populli ka vendos që AKR të mbesë jashtë dhe të mos hyjë në Kuvend, këtë do ta respektojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...