Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:10 ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit të fundit nga PK-ja, një person ka ndërruar jetë dhe dy tjetër janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.
Siç thuhet në njoftim, njësit e hetimeve, zjarrëfikësit dhe autoambulanca janë dalë në vend të ngjarjes.
“Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe kufizinet e shpejtësisë, posaqerisht në kohë te ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur rastet të tilla të aksidenteve me pasoja fatale”, thuhet tutje në njoftim.