Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në Durrës, ku njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
Bëhet e ditur se nga ky aksident janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga”.
“Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.