Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.
Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.