Live

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen pesë persona

19:04 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shpërndaje në

U Kopjua