Live

Aksident në rrugën Gjakovë-Pejë, vozitësi në gjendje të rëndë

13:40 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime të rënda.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Albin Sahatqija, shef i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë.

“Rreth orës 6:30 të mëngjesit ka ndodhur një aksident në rrugën Gjakovë-Pejë, përkatësisht në fshatin Planqor. Ka qenë një vetaksident. Vozitësi nuk iu është përshtatur shpejtësisë dhe ka dal nga rruga. Ai ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Gjendja e tij është e rëndë”- tha Sahatqija.

Shpërndaje në

U Kopjua