Live

Aksident në rrugën Gurrakoc-Klinë, lëndohen 6 persona

19:36 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy varturave në rrugën Gurrakoc-Klinë, përkatësisht në fshatin Zallq.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“6 persona të lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë në fshatin Zallq. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe si pasojë 6 personat e lënduar janë dërguar me autoambulance në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, tha Gashi

Shpërndaje në

U Kopjua