Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Llapushnik, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në të cilin janë përfshirë katër automjete.
Si pasojë e aksidentit, tre nga të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00.
Policia njoftoi se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent, pasi që njësitet janë duke u marrë me aksidentin.