Live

Aksident në Tiranë, vetura godet një 63-vjeçar dhe nipin e tij 5-vjeçar

17:32 / 25 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku vetura ka goditur një  63-vjeçar dhe nipin e tij 5-vjeçar.

Policia bën të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, gjyshi dhe nipi kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital, raporton TCh.

“E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua