Live

Aksident në Veternik, Policia në vendin e ngjarjes

15:10 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një aksident ka ndodhur në zonën që njihet si “Veternik” të Prishtinës.

Në disa fotografi të siguruara nga gazeta Nacionale, shihet se në këtë aksident janë të përfshirë dy vetura.

Njëra është veturë e tipit Citroën e tjetra Audi. Tashmë në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës.

Nuk dihet për momentin nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Zona e Veternikut është e rrezikshme për aksidente të ndryshme, të cilat janë të shpeshta.

Pamjet:

No description available.
No description available.

Shpërndaje në

U Kopjua