Live

Aksidenti me fatalitet në Kamenicë, tre persona janë në gjendje kritike

17:32 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11 në fshatin Hodonovc të Kamenicë. Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Në mesin e të lënduarve është një nënë me fëmijën e saj dhe një person i moshës 20 vjeçare. Që të tre të lënduarit u dërguan nga Spitali i Gjilanit për në QKUK për shkak të gjendjes së tyre të rëndë.

Nga spitali thonë se gjendja e nënës dhe foshnjës së saj vazhdon të jetë kritike.

Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe personi i tretë i moshës 20 vjeçare.

Aktualisht, të gjithë të lënduarit po trajtohen në Klinikën Emergjente.

“Zyra për Informim e ShSKUK, ju konfirmon se rreth orës 14:00, në Klinikën Emergjente kanë ardhur 3 pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit në trafik, dy prej tyre në gjendje kritike, kurse personi tretë në gjendje të rëndë. Ekipet mjekësore emergjente kanë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore. Fëmija 1 vjeç, në gjendje kritike, një paciente e datëlindjes 1990, po ashtu në gjendje kritike. Pacienti i datëlindjes 2003, në gjendje të rëndë. Aktualisht, të gjithë po trajtohen në Klinikën Emergjente“, bëri të ditur zyra e SHSKUK-së për Insajderin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...