23-vjeçarja Evgjeni Micka është identifikuar një nga viktimat me origjinë shqiptare të aksidentit tragjik në Greqi.
Përplasja e dy trenave në Greqi, shkaktoi mbi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Në zyrat e Hellenic Train në Athinë u protestua nga qytetarë të revoltuar pas aksidentit në Tembi. Protesta paqësore ka pasur edhe në Larisa e Selanik, ndërsa sot në shenjë proteste nuk funksionon METRO në Athinë.