Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në rajonin e Podujevës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për trafikim me armë.
Më pas policia ka kryer kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: tri armë (dy AK47, një revole), 219 fishekë kalibra të ndryshëm dhe pjesë për armë të kalibrave të ndryshëm, një maskë, dy telefona mobilë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.