Live

Aksioni më i madh ndonjëherë, sekuestrohen 800 kilogramë kokainë në Norvegji

21:55 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Norvegjisë, policia norvegjeze realizoi një operacion pasi policia gjermane kapi më 28 mars 1.200 kilogramë drogë në Potsdam.

Në kuadrin e operacionit, policia në kryeqytetin Oslo sekuestroi 800 kilogramë kokainë të fshehur në kufi frutash.

Zëdhënësja e policisë, Grete Lien Metlid, ka njfotuar se operacioni është më i madhi për konfiskimin e kokainës i kryer deri më tani në vend.

Duke theksuar se është shumë herët për të thënë nëse kokaina ka qenë apo jo për tregun e Norvegjisë dhe nëse Norvegjia është përdorur apo jo si një pikë kalimi, Metlid tha se “Nuk mund të përjashtojmë që ka rrjete më të mëdha të lidhura me Norvegjinë”.

Operacioni i mëparshëm më i madh i kapjes së kokainës në Norvegji është kryer në vitin 2013 dhe në këtë operacion ishin sekuestruar 153 kilogramë kokainë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...