Live

Aksioni në ndërmarrjen “Ambienti” në Pejë, Sveçla: Ka përfunduar epoka e keqpërdorimit dhe pasurimit

14:28 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë, ku sipas informatave të parë 9 persona janë shoqëruar në Polici.

Sveçla përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, shtatë anëtarë të kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë në paraburgim.

“Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”, shkruan Sveçla.

Shkrimi i plotë:

Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar.

Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...