Live

Referendumi i Bujar Cakollit e nxjerr Bedri Hamzën kryetar të pëlqyer të PDK, Memli mbetet minoritet

21:52 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Bujar Cakolli i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar një status me pyetjen se ‘kush mendoni se duhet të jetë kryetari i PDK-së”.

Cakolli në Facebook, ka përmendur pesë kandidatë, kryetarin e tanishëm, Memli Krasniqi, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe kryetarin e Ferizaj, Agim Aliun.

Kush mendoni se duhet te jete kryetar i PDK, ne zgjedhjet te cilat do te mbahen kete vit:

1. Memli KRASNIQI

2. Enver HOXHAJ

3. Hajredin KUQI

4. Bedri HAMZA

5. Agim ALIU

6. Tjetër”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Pas këtij statusi përkrahësit e PDK-së kanë komentuar menjëherë, ku Bedri Hamza është kandidati që është votuar pothuse më se shumti për kryetar të kësaj partie.

Pas Hamzës, Agim Aliu dhe Hajdredin Kuqi janë dy kandidatët e tjerë që kanë marrë votat e komentuesit.

Ndërsa, Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj pasojnë tek të fundit.

Gjithashtu komentuesit kanë përmendur edhe emrin e Sami Lushtakut, nënkryetarit të Skenderajt, ani pse nuk ishte i përmendur në status.

Edhe Fatmir Limaj dhe Uran Ismaili që nuk janë përmendur në status janë komentuar nga ndjekësit e Cakollit.

Edhe vet Cakolli është përmendur nga disa komentues si i pëlqyer për kryetar të këtij subjekti politik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...