Live

Aktori Fatmir Spahiu ka treguar rastin sesi i është vjedhur vetura Golf 2 në vitin 2005 në Prishtinë

09:59 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Aktori i mirënjohur shqiptar, Bufi, këtë mëngjes e ka nisur duke ndarë një rrëfim me fansat e tij.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Fatmir Spahiu (emri i vërtetë), ka treguar se si i është vjedhur vetura e tipit Golf II.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardani më saktë tek banesat e gjelbërta n vitin 2005.

“Miremengjes miq, Sdi pse sot ju kujtua Golfi dysh, te cilin ma kane pas vjedh ne Dardani tek banesat e gjerberta ne 2005ten. Shume i vjedhshin gollfat ne at kohe. Respekt per te gjithe pronaret qe kane vuajtur si une.
Ju deshiroj nje jave te mbare.”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua