Aktori i njohur amerikan, Kelsey Grammer, po tenton të kompensojë disa prej dështimeve të tij si prind.
67-vjeçari është baba i Spencerit, 39-vjeçar, të cilin e ka me bashkëshorten e tij të parë Doren Alderman, Greenerit, 30-vjeçar, Masonit 21-vjeçar, Jude 17-vjeçar, Faithit 10-vjeçe, Gabrielit shtatë-vjeç dhe Jamesit pesë-vjeç. Aktori ka thënë se është i angazhuar në shumë gjëra kur bëhet fjalë për familjen.
“Po punoj në shumë gjëra. Më pëlqen ideja të jem si një lloj magneti. Disa prej tyre nuk funksionojnë. Fëmijët janë pjesë e këtyre përpjekjeve tani. Jam marrë me shumë dështime, por po tentoj t’i kompensoj tani. Dua t’i zgjidh këto probleme”, ka thënë aktori Grammer.
Ylli i serisë klasike “Frasier” ka thënë se fëmijët e tij janë të bukur dhe i kujton ata si njerëz të mirë sa kur ishin fëmijë.
“Ata janë edhe të bukur. I mbaj mend si fëmijë dhe e di se janë të mirë. Çfarëdo që bëjnë këto ditë, e di se brenda tyre është personi i mirë. Atëria kurrë nuk ka qenë më e mirë. Është përvoja më e mirë në botë, më pëlqen të jem me fëmijët çdo ditë”, ka thënë aktori për revistën “People”.
Komentet e tij i ka bërë vetëm pak ditë pasi lexoi skenarin e ripërpunimit që po i bëhet serisë së famshme “Frasier”.
“Jemi në fazat e fundit të skriptit për episodin e parë të ‘Frasier-it’ dhe duket e mirë. Kam lexuar disa rreshta dhe kam qarë, mirëpo e dini se jam i lumtur”, ka thënë aktori.