Live

Aktorja që denoncoi dhunën te ‘Orenda’ shpërblehet me mirënjohje, tregon edhe një rast tjetër

09:55 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Aktorja Kaltrina Zeneli është shpërblyer me mirënjohje nga Prokuroria Themelore e Pejës, për publikimin e videos e dhunës ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqëve “Orenda” në Pejë.

Zeneli këtë mirënjohje e ka fituar “për guximin dhe kontributin e dhënë në paraqitjen e rastit ‘Orenda’, si dhe inkurajimin e qytetarëve për raportimin e rasteve në Prokurori”.

E për këtë, Zeneli ka folur sot në Euronews Albania ku ka thënë se pas publikimit të videos është telefonuar nga njerëz të tjerë të cilët kanë raportuar dhunën në qendrën Orenda.

Ajo ka treguar edhe një rast tjetër të dhunës.

Një rast tjetër që ka pasur një familjar në Orenda, babanë më duket, ka treguar se kur ka dashur të shkojë të takojë prindin nuk e kanë lejuar dhe i kanë thënë të vijë pas 2 ditësh. Kur ka shkuar ta takojë e kanë lejuar vetëm 15 minuta dhe ka kuptuar që prindi ka qenë me grim në fytyrë dhe ajo ka dyshuar se e kanë grimuar që të mos dalloheshin shenjat e dhunës. Bëhet fjalë për pak kohë para publikimit të videos”, ka thënë ajo.

Ndryshe, qendra “Orenda” është mbyllur pas sulmit fizik ndaj të moshuarës.

Vendimin për mbylljen e kësaj qendre e kishte marrë Ministria e Financave.

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit”, thuhej në njoftimin për media.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale”, ishte thënë tutje.

Gjithashtu për këtë rast ishin arrestuar tri infermiere të cilave i ishte caktuar masa e paraburgimit.

Shpërndaje në

U Kopjua