Live

Alarmet për bomba në Maqedoni të Veriut, autoritetet: Hetimet çojnë në adresa në Rusi dhe Iran

17:01 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, dha detaje për alarmet false për bomba që janë marrë vazhdimisht përgjatë 6 muajve të fundit.

Në një intervistë për Televizionin 24 në Shkup, ai njoftoi se adresat elektronike nga janë dërguar denoncimet false për bombë janë lokalizuar në Iran dhe Rusi.

“Kemi pasur sulm hibrid intensiv nga 19 tetori e deri më sot, ku janë përfshirë më shumë se 520 objekte me alarme false”, u shpreh Spasovski, duke shtuar se identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i autorëve është tepër I vështirë, pasi për pagesat janë përdorur kriptovalutat. Ministri shpjegoi dhe një udhëzues të ri të sigurisë, i cili garanton që procesi mësimor të mos ketë ndërprerje.

Përveç shkollave, alarme false për bomba janë dërguar edhe për institucione dhe qendra tregtare në Maqedoni të Veriut. /A2CNN

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme