Live

Alarmet për bombë në aeroport, Berisha implikon Qeverinë Kurti dhe kërkon hetim të saj

10:05 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur skepticizëm kundrejt alarmeve të shpeshta për bombë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, duke implikuar prapa kësaj Qeverinë Kurti.

Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se “përsëritja e situatave alarmuese, disa herë brenda vitit apo disa herë edhe brenda muajit siç ishte qershori ’22, me bën të dyshoj se nuk kemi të bëjmë me dyshimin për një situatë kur ndërhyhet në administratën profesionale, meqë disa punë janë ngushtësisht profesionale dhe mjafton një moskujdes e mund të ketë pasoja fatale”.

“Kjo, çfarë ndodhi ditë me parë, me Qendrën e Kontrollit të fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari” mund të jet pasojë e ndërhyrjes partiake në administratë, nepotike në punësime, pasoj e prekjes në statusin financiar të të punësuarve në ketë qendër me rëndësi dhe shumë e ndjeshme si veprimtari, etj. Mirëpo cila do qoftë arsyeja e këtyre incidenteve, kjo mund të jet fatale për jetët e njerëzve dhe me impakt në sigurinë nacionale! Kështu që duhet sqaruar nëse ishte qëllim/dashje, moskujdes, mosdije apo sabotazh”, ka deklaruar në vijim ai.

“Ndaj shtroj dilemën nëse kjo qeveri e ka qëllimin e keq që ta shkatërroj edhe ketë sektor, pra ta bëj të pa sigurt për fluturime ndërkombëtare dhe kështu ta falimentoj si aeroport vendor për fluturime ndërkombëtare?!”, thotë ndër të tjera deputeti i PDK-së. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...