Live

Albulena Haxhiu suspendon familjarin e deputetes së VV-së (dokument)

17:04 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka suspenduar noterin Ilir  Mulhaxha.

Mulhaxha ndryshe është familjar i ngushtë i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Sipas Haxhiut ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.

Njoftimi i plotë:

Sot, në kuadër të kompetencave ligjore kam marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat
Ilir Mulhaxha.
Ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.
Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv.
Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...