Live

Aliu: “Lumenjët drejt shkatërrimit”

18:18 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Liburn Aliu, deputet nga rradhët e Vetëvendosjes, në një konferice për media paraqiti problemet e pellgjeve lumore në kurriz të banorëve.

Aliu tha se punimet në hidrocentrale janë duke u bërë me shkelje të shumta ligjore dhe pa analiza ujore dhe mjedisore.

“Para një muaji Avokatit i popullit ka paraqitur kërkesë për masë të përkohshme në punimet ndërtimore në hidrocentrale, kërkesë kjo që deri më tani është pa përgjigje. Në Shtërpcë dhe Biti po vazhdon të punohet që të fusin plotësisht lumenjtë në gyp. Lepenci dhe lumenjtë e vegjël Kallugjer dhe Bolovan janë jetë për banoret atje dhe ata kanë të drejtë në kërkesën e tyre. Ata janë të mbështetur për muri pasi i vetmi ujë qa u kalon pranë po u merret”, deklaroi deputeti.

Në fund Aliu bëri thirrje që të ndalen këto punime duke thënë se  “këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mjedisin por bëhet fjalë për drejtpërdrejtë jetën dhe ekonominë e qytetarëve dhe për këto shkelje duhet ta kenë të qartë se nuk do të mund ti shpëtojnë hetimit dhe drejtësisë”.

Shpërndaje në

U Kopjua