Live

Aliu: Shiu do të ndalet nesër, reshjet e ditëve të tjera do të jenë pa stuhi dhe me intensitet të dobët

19:37 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Parashikuesi i motit në Institutin Meteorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë që nesër pritet të ndalet shiu, dhe se nuk do të ketë rrezik për vërshime për shkak të intensiteti të dobët që do të kenë reshjet pasuese.

“Reshjet të shiut kemi pothuajse në gjithë Kosovën, por diku më pak e diku më shumë”, ka thënë Aliu për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Më shumë kemi [reshje] në perëndim ashtu edhe në veriperëndim të Kosovës. Pjesë tjera me shumë reshje janë viset e larta, viset malore ku kemi edhe reshje atje. Pastaj pjesa jugore e Kosovës ka reshje më pak konkretisht në stacionin meteorologjik të Ferizajt janë të regjistruar vetëm 6 litra për metër katror për momentin por që reshjet do të vazhdojnë sipas parashikimeve edhe të ditën e parë më parë në pjesën e parë të ditës së nesërme, pastaj ato do të dobësohen dhe do të ndalen. Domethënë do të kemi reshje më të dobësuara dhe ato do të ndalen”.

“Nuk parashihet të kemi vërshime të asaj natyre çfarë e patëm në ditët e fundit për shkak se këto ditë kemi pasur sasi enorme të reshjeve, diku 230 litra janë regjistruar për metër katror në Junik”.

“Mbi 100 litra për metër katror do të thotë 110 litra kanë qenë ujë në Drenas 110 deri në 120 litra për metër katror kurse pjesë të tjera kanë pasur më pak, 20-30 litra për metër katror”.

“Tash si duket reshjet janë fokusuar më shumë edhe në qendër të Kosovës dhe në pjesën jugore dhe jugperëndimore të vendit”.

Aliu ka thënë që rrezikohemi prapë nga vërshimet, por gjithsesi intensiteti i tyre do të jetë më i dobët si dhe nuk do të bie shti me stuhi.

“Sigurisht se rrezikohen prapë shumë zona mirëpo jo të saj natyre çfarë patëm në ditët e fundit meqenëse sasia e reshjeve shkon t’u u dobësu, nuk janë reshje me stuhi, me erëra, dhe këto pastaj do të ndalen ditën e nesërme3 dhe kështu që ditëve vijuese do të rregullohet kjo situatë”.

“Mirëpo nga dita e enjte sërish priten reshje të tjera por që më shumë do të jenë në formë dëbore dhe intensiteti i tyre do të jetë më i dobët krahasuar me ditët që po i lëmë pas”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...