Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj. Atij i janë gjetur të murosura 27 mijë euro që i takonin një gruaje që ishte ankuar në polici.
njofton Policia, personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ndërkohë që, konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave”, thuhet në fund të njoftimit të policisë./kosova.live