Live

Amator, policia e kap autorin në Fushë Kosovë që i vodhi një gruaje 27 mijë Euro

23:13 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:00,  nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj. Atij i janë gjetur të murosura 27 mijë euro që i takonin një gruaje që ishte ankuar në polici.

 njofton Policia, personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që, konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave”, thuhet në fund të njoftimit të policisë./kosova.live

Shpërndaje në

U Kopjua