Live

Ambasada amerikane i veçon dy deklarata të Escobarit, i shpërndan në Facebook

14:21 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një intervistë për Radio Evropa e Lirë, gjatë qëndrimit në Prishtinë.

E të mërkurën, Ambasada Amerikane në Kosovë, ka veçuar dy deklarata nga shumë të tjera që Escobar i dha në intervistë.

Fillimisht ambasada e veçoi deklaratën e Escobarit për Asociacionin – kjo një kërkesë e vazhdueshme e SHBA-ve karshi Kosovës.

“Mendoj se duhet të punohet menjëherë për Asociacionin. Duhet të jetë në rendin e ditës për diskutimin e radhës“, ka thënë Escobar.

Mendje ka përmendur “partner alternativ“ që do ta jetësonin Asociacionin në rast se ekzekutivi aktual refuzon.

Pos asociacionit, Escobar e ka bërë edhe një tjetër gjë të qartë – forcat serbe nuk kthehen në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte paralajmëruar kërkesë që të kenë trupa në Kosovë, duke iu referuar rezolutës 12/44.

SHBA-ja nuk e mbështetë një ide të tillë – e refuzon.

”Ne e refuzojmë kategorikisht atë. Ne nuk e mbështesim fare“, ka thënë Escobar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...