Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, i ka pyetur qytetarët se çfarë rezultati presin të ketë loja në mes të Kosovës dhe Anglisë.
“Sot, Anglia do të luaj kundër Kosovës, loja e parë në mes tyre në Prishtinë. Do të jetë një moment historik sportiv në marrëdhëniet e ngushta në mes dy vendeve tona”.
“Ne të gjithë e dimë që atmosfera do të jetë mahnitëse, por a mund të qëlloni rezultatin”, kanë shkruar nga Ambasada në rrjetin social Facebook.