Live

Ambasada e Italisë: Asocacioni nuk cenon sovranitetin e Kosovës, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj

13:53 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas deklaratës publike të ambasadës, Kosova me themelimin e Asocacionit nuk cënon kushtetutën apo sovranitetin e saj, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj drejt strukturave euro-atlantike.

“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Ascocacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asocacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen esaj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, shkruhet në postimin ambasadës në rrjetet sociale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...