Live

Ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite e feston pavarësinë gati 1 muaj me vonesë

18:37 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gati një muaj me vonesë, Ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite ka njoftuar se e kanë festuar pavarësinë e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada në Riad ka njoftuar sot se ka organizuar pritje, vetëm shtatë ditë para se të bëhen një muaj nga 15 vjetori i pavarësisë.

“Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku tha se udhëtimi i Republikës së Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë, ishte i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Komunikata e plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad organizoi pritje për nder të Ditës së Pavarësisë

Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka organizuar pritje zyrtare, ku të pranishëm ishin Shkëlqesia e Tij Dr. Faisal bin Abdul-Aziz Al-Sudairy, nënsekretar i Provincës së Rajonit të Riadit,

Drejtori i Departamentit të Përgjithshëm për Çështjet e Trupit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadori Abdullah Al-Rashid, zëvendësministri i Brendshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Arabi Saudite si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku tha se udhëtimi i Republikës së Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë, ishte i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa.

Ambasadori u shpreh krenar që përfaqëson një vend evropian që është i përkushtuar ndaj paqes e përparimit njerëzor dhe që është një gurthemel i stabilitetit në Evropën Juglindore.

Mjeku po ashtu theksoi se #Kosova15, është një histori suksesi për arritjet që Republika e Kosovës ka bërë në këto vite të shtetësisë si në fushën e sportit, kulturës, shkencës dhe zhvillimit ekonomik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...