Ambasada e Republikës se Kosovës në Hagë ndau mirënjohje për J.Ch. Johan Van Schaik, për ruajtjen dhe arkivimin e lajmeve të botuara në mediat holandeze gjatë luftës në Kosovë.
Në emër të Ambasadës, Yllka Geci, Sekretare e Parë dhe Ardita Halilaj, Sekretare e Tretë, falënderuan J.Ch. Johan Van Schaik.
Për këtë mirënjohje ka raportuar edhe media holandeze Het Kontakt. Në këtë raportim përmendet se Johan van Schaik u nderua nga Ambasada e Republikës së Kosovës për përfshirjen e tij në dëshmimin e luftës në vendin tonë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.
“Në atë kohë, si drejtor i kompanisë kontraktuese Gouwens nga Krimpen, ai punësoi edhe Bedrie Shaqirin, i dha mundësi dhe e ndihmoi, ndër të tjerash, për bashkimin me familjen”, shkruan nder tjerash kjo media.
Në anën tjetër, Yllka Geci për dhënien e kësaj mirënjohje e ka vlerësuar lartë kontributin e Johan Van Schaik.
“Në jemi dëshmitar të gjallë të asaj që ndodhi dhe e di se në atë kohë ne shpresonim se diku në botë ka njerëz që lutem për ne dhe ndërmjetësojnë për ne. Gjatë luftës ne nuk dinim se çfarë ishte shkruar apo çfarë bëhej për të na shpëtuar. Në ishim të vendosur të luftonim për një jetë të lirë, por lajmi për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ishte shkëndija më e fortë e lirisë. Pas luftës ne u përballëm jo vetëm me humbjen e jetëve njerëzore, por edhe me shkatërrimin barbar të të gjitha mjeteve të jetesës. Tani, 23 vite më vonë, Ju na keni bërë një dhuratë të madhe me botimet e dikurshme, të botuara në një vend të quajtur Holandë. Për ne ato nuk kanë vetëm vlerë njerëzore. Për ne, zotërimi i këtyre shkronjave në origjinal është një vlerë historike. Në do t’i ruajmë dhe do t’ua prezantojmë brezave të ardhshëm për të treguar se solidariteti, toleranca dhe mbështetja mes popujve është arma më e fuqishme për një të ardhme të lirë, demokratike dhe paqësore të këtij kontinenti dhe të gjithë botës. Faleminderit shumë dhe mund të këtë bota më shumë njerëz si ju”, ka shkruar Yllka Geci. /Demokracia.com/