Ambasada e Rusisë në Suedi ka bërë një publikim në faqen zyrtare në “Twitter” ku është paraqitur hartat e vendeve të Evropës dhe çmimet e gazit për secilin shtet.
Ajo që bie në sy është edhe harta e Kosovës me kufijtë ekzistues.
Harta e Republikës së Kosovës gjendet në fotografinë e publikuar nga kjo ambasadë edhe përkundër faktit se Rusia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Në foton e publikuar nga kjo Ambasadë bie në sy edhe rajoni i Krimeas që është pjesë e Ukrainës.