Live

Ambasadorët e QUINT-it në OSBE-së vizitojnë Kosovën, ritheksojnë vazhdimin dhe përparimin konkret në dialog

14:05 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në OSBE në Vjenë po vizitojnë sot Republikën e Kosovës në kuadër të turneut rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Grupi përbëhet nga ambasadorja Christine Fages (Francë), ambasadorja Gesa Braeutigam (Gjermani), ambasadori Stephano Baldi (Itali), ambasadori Neil Bush (MB) dhe ambasadori Michael Carpenter (Shtetet e Bashkuara).

Në kuadër të turneut të tyre rajonal, ata udhëtuan edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas Kosovës do të vizitojnë Serbinë.

Gjatë vizitës së ambasadorëve në Kosovë, ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe do të vizitojnë selinë dhe qendrat rajonale të OSBE-së.

Gjithashtu, ambasadorët do të vizitojnë edhe objektin trajnues të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, të mbështetur nga OSBE-ja si dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ambasadorët deklaruan para vizitës së tyre se “Ballkani Perëndimor është një rajon jashtëzakonisht i rëndësishëm për OSBE-në dhe për qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi shumë të kënaqur që mund të vizitojmë Kosovën si grup gjatë kësaj vizite, si dhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë”.

“Presim me padurim takimet tona me përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile, si dhe të shohim projekte në terren të mbështetura nga OSBE. Ne do të ritheksojmë rëndësinë e vazhdimit dhe të përparimit konkret në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i mbështetur nga të pesë vendet tona, që synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe do të diskutojmë se si OSBE-ja mund të mbështesë më së miri zhvillimin demokratik të Kosovës në të gjitha dimensionet e OSBE-së, fushat prioritare dhe reformat e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...