Live

Ambasadori Britanik O’Connell: Dua Lipa krenaria e Britanisë dhe Kosovës

21:08 / 04 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dua Lipa po qëndron në Kosovë në kuadër të “Sunny Hill Festival”

Dua gjatë qendrimit ka vendosur të vizitojë edhe Ambasadën e Britanisë në Kosovë nën shoqërinë e babait të saj.

23-vjeçarja, e cila i përfaqëson dy vendet, është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell.

Ndërkohë faqja zyrtare e Ambasadës Britanike shkruan:

“Kurrë nuk harron nga je. Krenaria e Britanisë dhe Kosovës, Dua Lipa, kaloi një pasdite në rezidencën britanike duke u takuar me artisë dhe kreatorë, vullnetarë dhe aktivistë që i sjellin ndryshim Kosovës përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit”, thuhet në një njoftim në Facebook të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua