Live

Ambasadori francez ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz, kjo është porosia e tij

13:58 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka njoftuar se dje e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ka shkruar se është prekur nga “madhështia e këtij vendi dhe gjurmët e dhunët brutale”, derisa shtoi se nuk është koha për të lënë tensionet të rriten.

“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar ai në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua