Live

Ambasadori i Kosovës në Kanada demanton Vuçiqin: Po thellohet bashkëpunimi me Gabonin

14:14 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Gabonit në Otava, Engone Rosine Epouse Oliviera.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga shtetet ishte edhe Gaboni.

Megjithatë sipas diplomatit kosovar, në diskutim e sipër me homologen e tij nga Gaboni janë konstatuar marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe nevoja për bashkëpunim me Gabonin.

“Kam pasur një takim dhe diskutim të mrekullueshëm mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliviera. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm Kosovë-Gabon”, ka shkruar Kryeziu në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...