Live

Ambasadorja e USAID-it: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mënyra e duhur për të ecur drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike

13:29 / 05 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, është mënyra më e mirë për përmirësim të raporteve mes fqinjëve.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës ti përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane”, ka thënë McKee.

Ambasadorja e USAID-it, shtoi se ata do të jenë këtu për të gjitha vendet e rajonit.

“Ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin më të ardhmen jashtë atdheut të tyre”, tha McKee.

Në fund të fjalës së saj iu drejtua presidentes Osmani duke thënë “Ju dëshiroj ditë të ndritura në të ardhmen tuaj”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...