Live

Ambasadorja gjermane në Beograd e prerë: Nuk ka bazë në Rezolutën 1244 që forcat serbe të “rikthehen” në veri të Kosovës

11:24 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ofron bazë për rikthimin e forcave serbe në veri të Kosovës, ka thënë ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad.

Kjo, tha ajo, është pozicioni i Gjermanisë.

“KFOR-i është ajo që i jep përgjigje kësaj dhe Serbia duhet ta pres atë përgjigje”, i tha ajo televizionit N1, transmeton Reporteri.

Situata në Kosovë, tha Konrad, tregon se sa “urgjente” është që palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe “të gjejnë kopromis e jo të shkojnë nga kriza në krizë”.

“Kemi një zingjirë provokimesh të ndërsjella dhe hapa që njëra ose pala tjetër i percepton si provokime. Kjo duhet të pushojë, është e rëndësishme që të rikthehen në bisedimet për normalizim”.

Pyetur për planin gjermano-francez ajo tha se është plan evropian. “Është një propozim që jep perspektivë për palët dhe në cilin drejtim duhet të shkojnë”.

Konrad u shpreh e shqetësuar me një deklaratë të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “nuk i beson Gejermanisë”, ngase, siç tha ajo, Gjermania është e përfshirë në zgjidhjen e konfliktit.

Vetë Ministrja e Punëve të Jashtme Gjermanisë, Annalena Baerbock, ishte e para që e quajti “krejtësisht të papranueshme” idenë që Serbia të mund të “rikthejë” forca policore dhe ushtarake në veri të Kosovës.

Në një cicërimë në Twitter, ajo akuzoi “retorikën nacionaliste” të Serbisë, e cila sipas saj, nuk shërben në zhbërjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...