Live

Amerikanët dhe britanikët kërkojnë dorëheqjen e Naser Shalës

08:42 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Çështja e shumëpërfolur e drejtorit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Naser Shala, edhe një herë është bërë subjekt i reagimeve të ambasadave perëndimore në Kosovë. Ambasadori amerikan,  Philip S. Kosnett, ka reaguar edhe njëherë kundër Naser Shalës, duke kërkuar largimin e tij nga ai post.

Sipas Kosnett, përderisa “kreu i pakualifikuar i kësaj agjencie”, Naser Shala, mbetet në detyrën e drejtorit të AKVP, “padyshim se do të zvogëlohet besimi i qytetarëve për zgjedhjen në bazë të kriterit të meritës”.

“Rrugë e duhur për të gjithë të emëruarit e pakualifikuar është dorëheqja. Është koha që partitë të propozojnë zgjidhje për t’i dhënë fund korrupsionit dhe nepotizimit”, ka shkruar Kosnett në Twitter,

Reagimin e ambasadorit Kosnett e ka mbështetur dhe shpërndarë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell.

“Jam plotësisht dakord. Ai është i pakualifikuar, i paaftë dhe nuk duhej të ishte emëruar kurrë. Qeveria Britanike ndihmoi procesin që tregoi se kishte një kandidat të kualifikuar, por shumica e deputetëve në Kuvend, nga shumë parti, preferuan nepotizmin dhe favorizimet e ndërsjella në shërbimin publik të kualifikuar dhe të pavarur. Një fyerje për taksapaguesit britanikë: kjo është arsyeja pse unë pata dhanë dorëheqje. Nuk është çudi që edhe SHBA-të po e humbasin durimin”, ka shkruar O’Connell.

.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...