Këngëtaret e njohura shqiptare, Ana dhe Arta Kabashi, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Motrat e famshme të estradës kanë paralajmëruar projektin e ri përmes disa postimeve që kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale.
Ato njoftojnë se ky bashkëpunim do të lansohet shumë shpejt, por që nuk kanë dhënë një datë të saktë të publikimit.
“Na dy nuk e patëm, nuk e patëm ne këtë fat, i tregoni na kanë ndarë. Lot brenda meje, a me i majt, a me kajt…”, ka shkruar Ana krahas postimit, referuar një pjese të tekstit.
Ajo vjen atraktive me një kostum rozë të punuar, në të cilin po ashtu ka vënë në pah format e bujshme trupore.
Arta nga ana tjetër po ashtu zgjodhi një kostum të tillë ngjyrë të kuqe teksa interpretoi një pjesë të këtij projekti: “T’ish kan gotë kjo e kisha break, t’ish kan letër, e kisha djegë”.
Besohet që ky duet i tyre do të pëlqehet nga publiku, meqë kanë marrë komente të shumta pozitive.
Ana ndryshe këtë kohë ka qenë në vëmendje të publikut për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.