Live

Analisti Maloku: Amerikanët presionin duhet t’a drejtojnë nga Serbia jo nga Kosova

22:35 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, të ftuar ishin, analistët, Fatmir Sheholli, Fadil Maloku, Blerim Gashi, Dritëro Arifi. Të cilët kanë treguar pikëpamjet e tyre për dialogun Kosovë-Serbi, pas vizitës së diplomatit amerikan Derek Chollet.

Analisti Fadil Maloku tha se nuk sheh ndonjë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Ai pohoi se qëndrimet që i kishte Kurti sa ishte në opozitë, e ndihmuan atë që të vijë në pushtet.

“Me ju thënë të drejtën une nuk e shoh një marrëveshje të tillë finale, ku bazament do të jetë njohja reciproke. Duke marrë parasysh qëndrimet edhe barrikadimet që i ka bërë politika serbe në këto dy dekada, por njëkohësisht edhe prezencën e qeverisë aktuale të zotri Albin Kurti, i cili kujtoj të paktën moralisht nuk do të duhej të lëshoj pej në qendrimet të cilat i kishte sa ishte në opozitë. Për shkak se qëndrimet e qeverisë aktuale ndaj kësaj problematike ishin refuzuese dhe si të tilla unë kujtoj që edhe në një fare mënyre e ka ndihmuar qeverinë me ardh në pushtet. Ndërkaq ajo çka unë nuk po mundem me kuptu nga amerikanet, nga departamenti i shtetit dhe qendrat tjera vendimmarrëse është dhe ka të bejë me një momentum historik, ku Serbia asnjëherë në historinë e vet nuk ka qenë me e dobët ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht, gjeopolitikisht edhe gjeostratigjikisht. Që do të thotë se amerikanët do të duhej që presionin ta drejtojnë jo nga qeverisa e Kosovës, por nga qeveria e Serbisë.

Tutje, Maloku tha se të gjithë shqipëtarët e kanë jetik asociacionin. Dhe se e vërteta është se asociacioni ka qenë i projektuar në planin e atihsarit.

Serbia është një shtet i cili është duke i kundërshtuar me të gjitha mjetet interesat e perëndimit në ballkanin përendimor. Para se me nënshkru këto marrëveshje 2013-2015 projekti, ideja dhe koncepti i asosacionit ka qenë i projektuar në planin dhe projektin e atihsarit këtë duhet me thenë se është e vertetë. Çfarë ka ndodhur pastaj dhe pse nuk është realizu dhe me çfarë insitimesh tash po dëshiron të bëhet ky, kjo për mua është shumë engnimatike. Nuk e kam të qartë p.sh këshilltari amerikan që ishte Chollet Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë prioritet asociacionin, por nëse e kanë prioritet atëherë Kosova. Unë mendoj që gjithë Shqipëria, por edhe gjithë shqiptarët në ballkan që kanë interesa të përbashkëta  e kanë jetik asociacionin. Asociacioni për mendimin tim edhe pa kompetenca edhe me kompetenca do të mbetet gjithmonë që herë do kur do serbia me ambiciet e saj që ka sepse asociacioni nuk ka të bejë vetëm me ato katër komuna ndikimi o saj në një periudhë të ardhshme, në dekada të ardhshme do të shtrihet edhe në këto pjesët e brendshme të Kosovës. Faktikisht asociacioni do ta kontestojë të gjitha dimensionet poltike, kulturore dhe ushtarake”, tha Maloku për Kosovalive.

Shpërndaje në

U Kopjua