Live

Analisti serb tallet me Qeverinë e Serbisë: Po t’u japësh dy dele, njërën e humbin e tjetrën e vjedhin

16:33 / 11 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Slobodan Përvanoviq, një profesor dhe hulumtues shkencor në Institutin e Fizikës, e ka tallur keq Qeverinë e Serbisë dhe kabinetin e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq. Në një prononcim për Novi Dan, ai ka thënë se në fakt presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë njeriu prapa Qeverisë.

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë nuk shërben për asgjë, duke theksuar se nëse do t’u jepeshin dy dele atyre, njërën do ta humbisni, ndërsa tjetrën do ta vidhnin.

“Qeveria e Serbisë nuk shërben për asgjë. Ajo është aty për të mos bërë asgjë, por vetëm p ër të plotësuar vendet e parapara me ligj. Roli i ministrave është vetëm të shkojnë në punë, dhe të shtiren si ministra. Unë nuk kam pasur asnjë pritshmëritë prej tyre. Ata as nuk zbatojnë politika dhe as nuk projektojnë gjë. Unë shkrova në Twitter se nëse një njeri do t’u jepte dy dele për t’u kujdesur, ata do të humbnin njërën dhe do të vidhnin tjetrën.” – theksoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua