Live

Analisti Spahiu: Luftë me Serbinë do të ketë derisa nuk arrihet marrëveshja finale

22:54 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe për zgjidhjen ultimative për Kosovën dhe Serbinë. Ai pohoi  se lufta me Serbinë nuk do të ndodhë nëse ajo do ta njoh Kosovën, nëse kjo nuk ndodhë ai tha se do të ketë një luftë.

Tutje tha se edhe Rusia e ka njohur Ukrainën, por më pas kjo e fundit e sulmoi atë pas 30 vitesh.

“Deri të mundësia e luftës mund të ndodhin edhe tri-katër pauza ndërmjetësime të situatës deri sa edhe mund të shpërthejë lufta. Janë shenjat nga diplomacia ndërkombëtare e sidomos nga diplomacia amerikane të gjitha parashenjat janë që lufta është mëse e mundshme. Jam më shumë i bindur se ka gjasa që të ketë luftë sesa që të evitohet lufta. Ky është vetëm një qetësim i përkohshëm lufta evitohet vetëm atëherë kur bëhet një marrëveshje përfundimtare, kur Serbia do ta njoh Kosovën. Një garancie që në të ardhmen mund të mos ketë luftë, por edhe Rusia e ka njohur Ukrainën edhe mbas 30 vitesh e ka sulmuar atë. Por për kohën në të cilën ne po bisedojmë domethënë një lloj garancie që nuk do të ketë luftë është kur Serbia ta njoh Kosovën.

Spahiu tha se amerikanët ishin ata që krijuan paqe në këtë kohë, por që kjo nuk do të thotë se ata gjithmonë do të përgjigjën secilën herë që do të ketë trazira mes Kosovës dhe Serbisë.

“Patjetër që ishin amerikanët që krijuan këtë paqen e Krishtlindjeve në këtë kohë, por kjo nuk do të thotë që do ta bëjnë pas secilës herë që acarohen gjakrat mes Kosovës dhe Serbisë. Mund ta bëjnë edhe dy apo tri herë por në një moment mund të ndodh që të shpërthejë lufta dhe amerikanët të kyqen tek në një fazë të vonshme të zhvillimit të kësaj lufte”, tha ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua