Live

Anëtarë të PDK-së takohen me kryetarin e Trevisos në Itali, i kërkojnë thellim bashkëpunimi

17:12 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bedri Suka e Admir Zogaj, kanë zhvilluar një vizitë në Itali, ku janë takuar me kryetarin e Trevisos, Mario Conte, me të cilin thuhet se biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave të Kosovës e Italisë, si dhe për kontributin e mërgatës koosvare dhe integrimin në shoqërinë italiane.

“Në Itali, së bashku me Vlorën, Enverin, Bedri Sukën dhe Admir Zogajn patëm nderin dhe kënaqësinë që ta takojmë kryetarin e Trevisos, z.Mario Conte, me të cilin bashkëbiseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona, për kontributin e mërgatës sonë dhe integrimin në shoqërinë italiane”, ka shkruar në Facebook Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Reçica tha se shprehën falënderim ndaj Italisë për mbështetjen e përhershme që i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe të integrimit evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua