Live

Angela Martini na tregon me video dhomën e gjumit

15:01 / 12 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të historive që ka rrëfyer nga jeta e saj.

Angela ka publikuar librin e saj të parë me titull, “Dashuri, shpresë, dritë”, një autobiografi ku rrëfen shumë të pathëna nga jeta personale. Por gjatë ditëve të fundit, ajo ishte një nga personazhet e njohur të ekranit që nuk ngurroi që t’u qëndronte pranë famijeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përveçse shkoi e pa nga afër gjendjen e krijuar në Durrës pas lëkundjeve të forta të tërmetit, ajo dhuroi edhe 30 mijë euro.

Por mesa duket qëndrimin në Shqipëri, Angela e ka shfrytëzuar edhe për të realizuar një video në dhomën e hotelit, ku shfaqet si gjithnjë shumë joshëse.

“Hëna më shtyu ta bëj këtë video”, shkruan modelja bukuroshe teksa ka marrë me mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta.

Shpërndaje në

U Kopjua