Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, ka thënë se e ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Procesi i anëtarësimit është një mundësi reale për reforma dhe stabilitet afatgjatë në të gjithë rajonin. Me aplikimin e sotëm, Kosova dhe lidershipi i saj politik po tregojnë sërish se qëndrojnë pas BE-së dhe vlerave të saj”, shkroi ai në Twitter.
Por, sipas tij, institucionet e Kosovës kanë shumë punë për të bërë deri në anëtarësimin e plotë.“Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë. Mbi të gjitha, qytetarët e Kosovës do të përfitonin nga reformat”.