Live

Arabia Saudite liron qytetarin amerikan Almadi, ishte dënuar për postime në Twitter

13:31 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Arabia Saudite ka liruar qytetarin amerikan nga burgu pas më shumë se një viti dënimi për postimet e tij kritike ndaj qeverisë në Twitter, njofton familja e tij, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Saad Ibrahim Almadi, 72 vjeçar, i cili po ashtu ka nënshtetësi saudite, u arrestua në muajin nëntor të vitit 2021 kur arriti në Rijad për vizitë familjare.

Ai u dënua në muajin tetor deri 16 vjet në burg, por apelet gjyqësore ja rritën dënimin deri 19 vjet në muajin e kaluar.

As autoritetet amerikane e as ato saudite nuk kanë komentuar lirimin e Almadit.

I biri i tij, Ibrahim konfirmoi se babai i tij ndodhet në rezidencën familjare në Rijad, por nuk dihet se kur do të kthehet në shtëpinë e tij në Florida.

“Të gjitha akuzat janë rrëzuar, por tash duhet të luftojmë për ndalimin e udhëtimit”, tha Ibrahim për Reuters.

Almadi u shpall fajtor nga gjykata për tentim të destabilizimit të mbretërisë dhe të përkrahjes dhe financimit të terrorizmit. Atij gjithashtu iu ndalua udhëtimi jashtë vendit për 16 vjet.

Duke folur për rastin publkisht për të parën herë pas verditktit, Ibrahim tha për BBC që e vetmja provë që u paraqit në gjykatë kundër babait të tij përbëhej nga 14 postime.

Këto postime, të cilat i ka BBC, përfshinin kritika të demolimit të pjesëve të vjetra të qyteteve Meka dhe Jeddah, shqetësime rreth varfërisë në mbretëri dhe referenca për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ai ka ngritur rastin e Almadit dhe qytetarëve tjerë amerikanë, të cilët mbetën nën ndalim të udhëtimit në Arabinë Saudite, gjatë takimeve me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman në muajin korrik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...