Live

Arben Gashi: Rreziku nga Neni 7 do të jetë shpata mbi kokën e Kosovës

16:09 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka replikuar sot në kryeministrin Albin Kurti për përmbajtjen e Marrëveshjes Themelore, më specifikisht për Nenin 7 ku flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb.

Arben Gashi ka thënë se ky nen është tepër i rreizkshëm dhe është “shpatë mbi kokën e Kosovës”.

“Ti e din mirë çfarë po të them. Ti e din saktë çfarë jam duke folur. Ti e din çfarë është vetëmenaxhimi. A është organizim? Si rregullohet, si funksionon, si njihet, a quhet qeverisje. Çdo organizim institucional quhet qeverisje”, ka thënë Arben Gashi

“Rreziku është i thellë dhe i pafund dhe afatgjatë. Ky rrezik ka me qenë shpata mbi kokën e Kosovës”, ka shtuar tutje Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...