Live

Ardit Çuni nuk mban dot lotët pas letrës nga mamaja

13:15 / 24 Nëntor 2022

Nga Krenare Tahiri

Ardit Çuni nuk i mbajti dot lotët në programin “Goca & Gra”, pasi u surprizua nga letra e mamasë së tij.

Me zërin që i dridhej dhe lotët që i mbushnin sytë artisti lexoi fjalët që një nga personat më të shtrenjtë i ka kushtuar.

Përpara se të niste të lexonte, ai tha se këtë javë është përballur me problemet shëndetësore të mamasë, por nuk ka lënë pas angazhimet në kërcim.

Aty kuptuam një anë të Arditit , të cilën nuk e dinim.

“Ardit nuk jam shprehur kurrë publikisht për ty, por sonte do të të them disa fjalë zemre. Më fal që nuk kam ardhur të të ndjek nga afër në skenën e “Dancing With the Stars”, por ti e di që po kaloj disa probleme shëndetësore. Me zemër kam qenë me ty në çdo hap tëndin. Që kur ishte 10 vjeç dhe more pjesë në konkursin “Zërat Magjik” unë e kisha të qartë se ku do të shkoje. Je rritur mes shumë vështirësish pasi nuk kishim mundësi ekonomike që të ndiqje të gjitha kurset që ti dëshiroje. Po jam krenar që me punën tënde ia dole të bëhesh një yll i vërtetë. Shumë kush të paragjykon sepse i thua gjërat troç, por kështu je ti, i thua gjërat drejt se nuk e duron dot padrejtësinë. Je djali im i fortë dhe jeta ime pa ty nuk do të kishte kuptim. Sa e sa herë kam qarë fshehurazi teje me lot gëzimi sepse jam ndjerë krenare…”, shkruhej në letrën që mamaja i ka kushtuar.

Shpërndaje në

U Kopjua