Këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, është shprehur e lumtur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e një buxheti që do të mbulojë shpenzimet e delegacionit nga Lugina për vizitën e tyre në Uashington D.C.
“Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan” shkruan Sinani në Facebook.
Sinani tutje ka thënë se me një veprim të tillë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor.